Këshilla për të shkruar një Rezyme (CV) pa diplomë

02.05.2017
Historia ka treguar se shkolla nuk është gjithmonë e nevojshme për një karrierë të shkëlqyer. Dy nga emrat më të famshëm në botë, Bill Gates i Microsoft dhe Mark Zuckerberg i Facebook, kurrë nuk përfunduan studimet e tyre, por arritën të rriten nga ana profesionale dhe të krijojnë pasuri marramendëse.

Pra, nëse ju i përkisni kategorisë së atyre që nuk kanë një diplomë universitare apo trajnime teknike, por vetëm përvojën e punës, mos e humbni shpresën. Ju mund të përdorni këshillat e mëposhtme për të krijuar një Rezyme (CV) që do të lë përshtypje dhe do të siguroni punën tuaj të ardhshme.

Përvojë Pune

Punëdhënësit në mbarë botën duan të dinë se njeriu që do të punësojnë është efikas dhe i mirë në punën e tij. Mënyra më e mirë për të demonstruar këtë është të shfaqni arritjet dhe sukseset që keni arritur në punët tuaja të mëparshme.

Në qoftë se rezymeja (CV) juaj është e strukturuar mirë në këtë drejtim dhe fitoni përshtypjet nga paragrafi i parë, është e sigurt se punëdhënësi juaj do të pranoj ndonjë mangësi që kanë të bëjnë me arsimin dhe diplomat.

Zhvillimi Profesional

Iniciativat tuaja personale për mësim dhe zhvillim profesional në rezymenë (CV) tuaj mund të ndihmojë të degradojë faktin se ju nuk keni një diplomë. Pjesëmarrja juaj në trajnime të tilla si, kurse të ndryshme, seminare, konferenca, etj do të provojë te punëdhënësit juaj që ju keni ekspertizën e nevojshme për të bërë punën e kërkuar, ndërkohë që dhe të tregojë interesin tuaj në zhvillim të vazhdueshëm profesional.

Për disa punëdhënës, profili i tillë kandidat është më i pëlqyer nga ata kandidatë që kanë marrë vetëm një diplomë kolegji.

Arsim i Papërfunduar

Nëse jeni pranë përfundimit të shkollës tuaj ose keni për të dhënë mësime të mjaftueshme nga e kaluara, sigurohuni që do ti përmendni në rezumenë (CV) tuaj. Është e rëndësishme të jeni të sinqertë.

Dërgoni CV te personi i duhur

Nëse ju nuk keni një diplomë, por kani më shumë se 10 vjet përvojë profesionale, personi i duhur për të parë rezymenë (CV) tuaj nuk është menaxheri i personelit, por vendimmarrësi, organizatori, ai që merr vendimet, dhe që ndoshta nuk do ti interesojë një diplomë e marrë 10 vjet më parë, por vetëm suksesi juaj profesional.

Sigurisht ka profesione që diploma universitare dhe arsimi është e nevojshme, si mjek, inxhinier dhe jurist, megjithatë, në shumë raste, suksesi në karrierën e dikujt është i bazuar më shumë në përvojën dhe më pak edukimin.
Njoftime për krahasim
Nuk ka njoftime për krahasim
Hyni