VLERAT DHE QËLLIMI I REZYMESË TUAJ

30.04.2017

Vlerat dhe qëllimi i Rezymesë Tuaj.  Regjistrohuni dhe bëhuni të dukshëm:


Vlerat dhe qëllimi i një CV-je është ti tregojë të tjerëve historinë tuaj dhe të shpjegojë mundësitë tuaja në një formë të dobishme për ju dhe të kutpueshme për punëdhënsit.
Allo.al ju mundëson të kontrolloni edhe numrin e personave që shohin dhe kanë interes për profilin tuaj. Tani ju mund të:
  • Krijoni një profil personal të menaxhueshëm.
  • Shpërndani informacionet tuaja.
  • Dërgoni një lidhje (link) punëdhënësve, rekrutuesve dhe kolegëve.
  • Shprehni interesin tuaj në kompani të targetuara dhe anasjelltas.
  • Ndërveproni me kompani që kanë profilin e tyre në Allo.al
  • Mendoni më shumë se thjesht kërkimi për punë.
  • Allo.al bën më tepër se thjesht ti komunkojë punëdhënsve atë që ju jeni apo bëni. Është gjithashtu një mjet i avancuar që përfshin anën profesionale dhe rrjetin social brenda tij.
Të krijosh një Rezyme/CV tek Allo.al ju ndihmon të prezantoni aftësitë tuaja në një format të avancuar që do tju bëjë të dalloheni nga të tjerët.
 Por a e dini se mund të gjeni punëdhënsin tjetër me Allo.al?
 
Akoma nuk jeni antar i Allo.al? Antarësohu sot për të qenë ndryshe nga të tjerët dhe ndani Rezymen/CV tuaj drejt për së drejti me punëdhënësit.
 Shkoni përtej Formateve të CV-ve tradicionale :
Profili ne Allo.al është një CV dinamike që do tju bëjë të dukshëm tek punëdhënësit e ndryshëm që këkrojnë staf. Nëse po kërkoni për modelin më të mirë të CV-së në internet që tju ndihmojë të filloni një punë në tregun e vështirë të punës, ju duhet një profil në Allo.al.
Informacioni që nevojitet për plotësimin e profilit dhe CV-së në Allo.al:

Të dhëna personale sa më të sakta
  • Fotografia Personale (Përmasat e fotos mund të jenë si ato për document (pasaportë etj). Vendosja e një foto serioze në profilin tuaj nuk është e detyrueshme por është shumë e rekomandueshme për të rritur shanset për punësim pasi ndihmon në ndërveprimin fillestar dhe krijon që në fillim një concept ndryshe nga ana e punëdhënësit për profilin dhe personin tuaj në tërësi.
  • Emri / Mbiemri
  • Adresa e Emailit (të jetësa më serioze dhe aktive – shmangni adresa me emra të cuditshëm, emra jo realë, dhe adresat që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë. Nëse nuk keni një të tillë hapeni në një nga websitet e Google, Hotmail etj. Këto adresa janë falas.)
  • Telefoni (Vendosni një numër telefoni aktiv)
  • Adresa e vendbanimit (Të jetë e arritshme, e qartë dhe e shpjeguar mirë)
  • Fotografi nga puna dhe eksperienca juaj profesionale (Këto foto mund të jenë të shkëputura nga momentet tuaja në punë apo nga punimet tuaja (në varësi të profesionit apo punës që bëni). Është shumë e rekomandueshme që ata antearë që mund të paraqesin eksperiencën e tyre në këtë profil të vendosin fotografi pasi krijon një mendim ndryshe nga ana e punëdhënësit ose klientit të shërbimit tuaj)

 Prezantimi
  • Profili (Bëni një përshkrim të detajuar të vetes duke nxjerrë në pah anët tuaja pozitive)
  • Përmbledhje e eksperiencës së kaluar profesionale (Përvec asaj që është shkruar në CV–në tuaj bëni një përmbledhje në pak rreshta të karierës tuaj akademike apo profesionale për tu vendosur në profilin tuaj. Shpeshherë shumë punëdhënës lexojnë vetëm këtë pjesë gjatë procesit të përzgjedhjes)
  • Objektivat e karierës (Shprehni qartë dhe shkurtimisht objektivat që keni personalisht për punën tuaj)
  • Listë e aftësive kryesore (Aftësitë kryesore janë shumë të rëndësishme për punëdhënësit. Listojini aftësitë pozitive që keni duke promovuar kështu sa më mirë veten tuaj)
  • Të dhëna të shkurtra mbi arritjet e personit (Listoni shkrutimisht arritjet tuaja deri në këtë moment)
 
 Historiku i Punës
  • Emrat e punëdhënësve dhe vendndodhjet e tyre
  • Datat e fillimit dhe mbarimit të punësimit
  • Titujt e pozicioneve në punët e mëparshme (nëse keni patur)
  • Përshkrimet e detyrave të punëve të kaluara
  • Arritjet gjatë punësimeve të mëparshme

Arsimi
  • Emri i shkollës që keni ndjekur (fillore, e mesme, e lartë, pasuniversitare etj).
  • Grada, diploma ose certifikatatë marra gjatë arsimimit tuaj
  • Lëndët kryesore të ndjekura gjatë arsimit që keni kryer
  • Aktivitete jashtëshkollore ku keni marrë pjesë ose tëdrejtuara nga ju(nëse keni marrë pjesë)
  • Zhvillime profesionale shtesë (Listoni trajnime, konferenca, praktika, seminare dhe eksperienca të ndryshme)

Të tjera
  • Lidhje profesionale (Listoni lidhje të ndryshme profesionale që mund të keni me subjekte, institucione apo persona të ndryshëm public gjatë eksperiencës tuaj profesionale)
  • Prezantime dhe publikime (Listoni publikime, shkrime, pjesëmarrje me punimet tuaja në aktivitete të ndryshme e #do gjë tjetër që lidhet me të kaluarën tuaj – nëse keni)
  • Aftësitë gjuhësore (Listoni gjuhët e huaja që flisni.)
  • Referenca dhe rekomandime (Listoni të gjithë rekomandimet dhe referencat e marra nga punëdhënsit tuaj të mëparshëm. Nëse nuk keni ju sugjerojmë të pajiseni më të tilla pasi punëdhënësit e ardhshëm do të duan të pyesin për ju dhe kjo ju rrit shanset për punësim)
  • Aftësi teknike/fizike (Listoni të gjitha aftësitë që këni në lidhje me zanatin/profesionin tuaj. Shpeshherë dicka që për ju mund të duket krejt normale përben një plus për punëdhënësin e rradhës e ju rrit shanset për punësim)
  • Aktivitete komunitare dhe pozicione udhëheqëse në punë
  • Interesa personale
Njoftime për krahasim
Nuk ka njoftime për krahasim
Hyni