Si të shkruani Rezyme, CV tërheqëse dhe efektive

30.04.2017

Rezyme, CV tërheqëse dhe efektive.


"Pyesni veten: çfarë kanë “The Lord of the Rings”, “Catcher in the Rye” dhe rezymeja juaj të përbashkët ?

Nëse mendoni se të treja janë vepra të shkëlqyera fikcioni, atëhere ju duhet urgjentisht ta rishkruani rezymenë tuaj."


Rezymeja nuk është listë e ekzagjerimeve. Nuk është përzierje e paraqitur e përshkrimeve dhe përvojave tuaja të punës të shtypura në një letër të bukur. As nuk është ndonjë shpallje në ndonjë forum ku tregoni se jeni të gjatë 1.73 cm, nuk pini duhanin dhe dëshironi të njiheni me dikë.

Thënë shkurt, një rezyme është një “reklamë”, e cila e bën lexuesin të veprojë pasi ta ketë lexuar (analoge me reklamat që mund t’i shihni ne gazetë, pas leximit të të cilave vendosni të shkoni në dyqanin përkatës për të blerë diçka). Dhe nëse e shkruani rezymenë si duhet, punëdhënësi do të dëshironte t’ju intervistojë.


Thjeshtësia është primare

Punëdhënësve ju pëlqejnë rezymet që janë të kuptueshme, sidomos kur është fjala për shkathësitë që nevojiten për vendin e caktuar të punës dhe për prapavijën tuaj profesionale.

Sigurohuni që rezymeja juaj të pasqyrojë që ju posedoni dijeninë dhe përvojën që nevojitet për kryerjen e detyrave për atë vend të punës. Lexojeni mirë dhe shfrytëzoni përshkrimin e punës (job description) si udhërrëfyes, në menyrë që të mund ta përshtatni rezymene tuaj për vendin përkatës të punës. Mundohuni t’i ikni fjalorit industrial dhe shkencor gjatë përshkrimit të cilësive dhe përvojave tuaja. Në rezymenë tuaj duhet të përfshihen edhe datat e punësimit. Mungesa e datave bën që punëdhënësi të analizojë me më tepër përpikmëri rezymenë tuaj, gjë që është e mundimshme dhe merr kohë.


Përparësitë kundrejt Përfitimeve

Rezymeja juaj nuk duhet të tregojë vetëm cilësitë dhe shkathesitë tuaja, por edhe se si punëdhënësi i juaj i ardhshëm mund të përfitojë nga ju. Suksesi në të kaluarën është shpesh tregues për sukset e ardhshme. Tregoni si i keni ndihmuar punëdhënësit tuaj të mëparshëm të fitojë para, të kursejë, si keni ndihmuar në përsosmërinë e ndonjë produkti apo në mbarëvajtjen e ndonjë procesi. Mendoni për rastet kur keni marr iniciativën të tejkaloni atë që është pritur nga ju. Shikoni dhe mendoni për sukseset tuaja të mëparshme për ta rifreskuar memorjen. Punëdhënësit dëshirojnë të kenë punëtorët më të mirë, kështu që rezymeja juaj do të duhej t’i pasqyrojë vlerat tuaja.


Sinqeriteti

Kur është fjala për kërkim të punës, gjërat dhe sukseset për të cilat shkruani në rezymetë tuaja duhet të jenë të vërteta. Shumë punëdhënës sot, sigurohen dhe mundohen të vërtetojnë informacionet tuaja personale dhe për këtë kanë një sërë mjetesh në dispozicion:

- Kontrollimi i referencave,
- Kontrollimi i shpërblimeve (mirënjohjet. Diplomat, etj…)
- Kontrollimii prapavijës suaj juridike (kriminalistike)
- Verifikimet e punëve tuaja të mëparshme
- Verifikimi i shkollimit, etj…

Nëse nuk jeni të sinqertë, ka mundësi të mëdha që do të zbuloheni. Në vend se ta humbni kohën tuaj dhe të punëdhësit tuaj të ardhshëm, tregohuni të sinqertë gjatë shkruarjes së rezymeve.


Pranoni ndihmë

Askush nuk mund të shkruaj rezyme të fortë vetëm. Gjithkush ka nevojë për ndihmë.

Mos u mbështetni vetëm në programet për drejtshkrim. Duhet të gjeni një editor të cilit i besoni. Nëse askush nga nga rrethi juaj familjar nuk mund t’ju ndihmojë, kërkoni alternativa – për shembull internetin. Ndoshta dikush nga stafi i Zyrës suaj Lokale për Punësim mund t’ja hedh një sy rezymesë tuaj. Të shkruarit efektiv të një rezymeje kërkon ushtrime nga ju dhe komente nga të tjerët, po pasi ti keni kuptuar gjërat themelore, shkrimi rezymeve do t’ju shkojë përdore dhe së shpejti do të pasojnë ftesat për intervista. Shkruar nga Wayne Rainey

Njoftime për krahasim
Nuk ka njoftime për krahasim
Hyni